Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit për një rast të një vjedhje.

Policia në bazë të autorizimit të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë publikimin e fotografisë së personit të dyshuar.

“Rasti ka ndodhur në një market në rrugën “UÇK” në Gjakovë. Hetimet intensive të zhvilluara deri më tani nga Njësia e Hetimeve në Stacionin Policor të Gjakovës, në bashkëpunim me njësite të tjera policore, nuk kanë rezultuar ende në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore dhe operative”, thuhet në njoftimin e policisë.