Personi në fotografi po kërkohet nga Policia, dyshohet për kanosje në Prizren

Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët që ta ndihmojnë në identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për kanosje me 30 dhjetor të vitit 2022 në Prizren.

Policia po kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografi, të lajmërojë Policinë apo edhe të drejtohet në stacionin më të afërt policor.

Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 04 Janar 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tijë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.


Personi është:

  • Personi kërkohet , për veprën penale “Kanosje” e cila ka ndodhe me 30.12.2022 në rrugën “Villiam Voker” në Prizren .
    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com