Qytetarë të shumtë jo vetëm nga Suhareka, kanë përkujtuar sot masakrën mbi familjën Berisha, krim ky më i madhi në një familje civile ku nga 49 të vrarët ende nuk janë gjetur trupat e 20 familjarëve të tyre.
Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, nënkryetarja Mihrije Suka, kryesuesi i Kuvendit Bexhet Kuqi, deputetë nga Suhareka në Parlamentin e Kosovës, përfaqsues të subjekteve politike, të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe përsonalitete tjera kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule te lapidari i mbi 500 viktimave civile të luftës nga Komuna e Suharekës.
Homazhe dhe vendosja e luleve u bë edhe te lokali ku janë vrarë e masakruar anëtarët e familjes Berisha, e po ashtu edhe te memoriali i varrezave të Berishëve.
Lini një Përgjigje