Sot në Ditën e mësuesit, Komuna e Suharekës, ka ndarë mirënjohje për më të dalluarit në fushën e arsimit. Mirënjohjet i kanë ndarë kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj dhe Drejtori i Arsimit z. Remzi Bajselmani.
Me këtë rast kryetari Muharremaj, ka falenderuar dhe njiherit ka uruar të gjithë punonjësit e arsimit: “Sot në këtë ditë të shënuar urojmë mësimdhënësit që na edukuan me gjenerata e u bënë simbol qëndrese;
Mësimdhënësit që u burgosën e u torturuan nga pushtuesi serb, për punën dhe misionin e tyre fisnik;
Mësimdhënësit si çlirimtar që shumë prej tyre ranë dëshmorë për lirinë e vendit”. Ndërsa Drejtori i Arsimit z. Remzi Bajselmani.
Ka thënë se është viti i tretë që ne nderojmë më të dalluarit me Mirënjohje dhe ate nga të gjitha fushat. Nuk e kemi pasur lehtë të zgjedhim më të merituarit pasi nga mbi 900 punëtorë të Arsimit kemi përzgjedhur vetëm pesë”
Lini një Përgjigje