Sot ka dalë në pension profesori Xhemajli Shala, një nga figurat më të respektuara dhe me përvojë të gjatë në arsimin e Komunës së Suharekës.
Përveç kontributit të çmuar në arsim, profesori Shala ka dhënë një rol të rëndësishëm edhe në fusha të tjera, si ajo politike dhe kulturore, si para ashtu edhe pas luftës në Kosovë.
Lajmin për pensionimin e tij e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku gjithashtu i ndau një mirënjohje për kontributin e tij shumëvjeçar në arsim.
Në njoftimin e tij, kryetari Muharremaj theksoi:
“Sot ai, pas një kontributi të jashtëzakonshëm në disa institucione, në arsim si mësimdhënës dhe i angazhuar me kontribut të madh në shoqëri, para e pas luftës, del në pension me plot suksese. Ne i uruam shëndet dhe njëkohësisht jetë aktive edhe më tutje.”
Komuna e Suharekës dhe komuniteti arsimor i janë mirënjohës profesor Shalës për punën, përkushtimin dhe ndikimin e tij të vazhdueshëm ndër vite.

Lini një Përgjigje