Në llaptop përcaktuan udhëzimet për mjetin robotik.
E më pas, vendosën kartelën grafike dhe e bënë gati për nisje.
Së bashku testuan paisjen, e cila sërish funksionoi me sukses.
Me këtë projekt, nxënësit e shkollës fillore‘’28 Nëntori’’ në Dobërdelan të Suharekës, morën pjesë në garat ndërkombëtare.
E sfidat gjatë kodimit ishin të ndryshme.
“Unë kam pasur shumë sfida gjatë bërjes së kodit. Ne kemi punuar të gjithë në grup për ta krijuar kodin. Kjo ka qenë hera e parë që kemi punuar me kod por ia kemi arritur dhe e kemi bërë kodin”, thotë Diorit Shala, nxënës.
Me angazhimin disa orësh, këta nxënës u renditën me rezultatet më të mira.
“Jemi ndje të lumtur sepse në fund e kemi zënë vendin e shtatë në nivel të Europës dhe të nëntin në nivel bote”, shprehet nxënësi Eduart Gallapeni.
E motivi i nxënësve të shkollës ‘’28 Nëntori’’ në Dobërdelan të Suharekës ishte i lartë, pavarësisht që kushtet për punën e tyre ishin të pamjaftueshme.
“Na mungojnë laptopë, projektorë, na mungojnë tabela të mençura të cilat shpresojmë që shumë shpejt do t’i realizojmë”, shprehet Xhavit Shala, drejtor i shkollës.
Megjithatë, këtë punë me nxënësit, mësimdhënësi Emin Hoxha e bëri me plot vullnet.
“Është një prej punëve jashtë kurrikulare, nuk e kemi të obliguar ne mësimdhënësit nëpër shkolla, mirëpo dëshira me arritë nxënësit më shumë në Kosovë dhe me pa diçka më ndryshe më ka shty që me punu me ta”, shprehet Emin Hoxha, mësimdhënës i TIK-ut për Tëvë1.
Në garën ndërkombëtare në fushën e robotikës, bashkë me nxënësit e shkollës ‘’28 Nëntori’’, pjesëmarrës ishin edhe nxënësit e shkollës fillore në Javor të Suharekës.
Lini një Përgjigje