Njoftim me rëndësi nga Drejtoria e Financave në Suharekë, lidhur me tatimin në pronë

Drejtoria për Ekonomi dhe Financa (DEF) në Suharekë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se: Ministria e Financave sektori i tatimit në Pronë ,ka marrë vendim që të gjitha pronat bujqësore nga viti 2024 do të ngarkohen me tatim në pronë.

Andaj me anë të këtij njoftimi shfrytzojmë rastin të ju informojmë për ata që nuk kanë qenë në dijeni se Kuvendi komunal Suharekë ka falë tatimin në pronë për tatimpaguesit për vitin 2023 në vlerë deri në 100 euro, ndërsa për ata që kanë paguar tatimin për vitin 2023 kompenzimi i po asaj vlere është bërë në vitin 2024.

Për informata shtesë për tatimin ,ngarkesat bujqësore ,borxhet,marrëveshjet, apo faljen ju lutëm lajmrohuni në zyret e drejtorisë së Financave sektori i tatimit në pronë.