Nga Takimi i siguriasë lokale: Apelohet që të festohet dinjitetshëm dhe pa krisma

Në takimin e rregullt të fundit për këtë vit të Koordinimit lokal për siguri që u mbajt sot e të cilin e ka kryesuar znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, u fol për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë.

Fillimisht nënkryetarja ka falenderuar të pranishmit për bashkëpunimin gjatë tërë vitit duke shtuar se ne si Komunë ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë takimeve të sigurisë, kurse më pastaj ka uruar që viti që po vie të jetë një vit i sukseseve në përgjithësi. Në takim u fol edhe për aktivitete e policisë dhe janë dhënë edhe rastet që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe sa i përket sigurisë.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj pasi ka raportuar rreth gjendjës së sigurisë në Komunë të cilën e ka vlerësuar të qetë dhe stabile, më pastaj ka shtuar se pasi këto ditë është shtuar dukshëm numri i automjeteve në trafik kemi edhe rritje të aksidenteve që gjatë dy jave kanë ndodhur 10 aksidente, por fatmirësisht të gjitha vetëm me dëme materjale. Sylaj më pastaj ka bërë apel tek qytetarët që të festojnë dinjitetshëm ashtu siç na ka hije, e jo me krisma e armë. Gjatë dy jave që shkuan janë shqiptuar 365 tiketa dhe janë 21 urdhëresa të realizuara.

Nga data 20.12.2024 do të ketë policë rrugëve të qyetetit dhe në shesh edhe me uniformë por edhe civil të cilët do të kujdesën për parandalimin e ndonjë rasti si dhe do të shtohen pikat e kontrollit në trafik.