Nga Granti i performancës Komunale, Suhareka ka përfituar mbi 1 milion euro

MAPL ( Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ) sot ka bërë publike përfituesit e përformacës Komunale, të cilët edhe janë shpërblyer me shuma të ndryshme, varësisht nga sukseset e arritura në përformancë.

Komuna e Suharekës, ka përfituar mbi 1 milion euro, pasi është dalluar nga Komunat tjera në fusha të ndryshme, siç është Transparenca komunale ku Suhareka ka përmbushur 100% kriteret e kërkuara në këtë fushë, duke qenë shumë transparente dhe e hapur për të gjithë.

Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për të arritur një performancë sa më të mirë.

Ai madje ka thënë se ky fond i dedikohet qytetarëve dhe ka uruar të gjithë qytetarët pa dallim.