“Nëse s’ka arbitra të zotë, të mos vijnë fare”, Ilir Daja mesazh FFK-së: Mendojnë se do e gjejnë Ballkanin në ditë të keq, por s’do të ndodhi kurrë

Ballkani u ndal në barazim pa gola në sfidën e sotme përballë Prishtinës në kampionatin e Kosovës. Trajneri Ilir Daja ka dhënë prononcimin e tij pas ndeshjes ku ka sqaruar episodin kur u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari i sfidës.

“Shumë e thjeshtë, kërkova që arbitri jo në çdo vendim të lidhet me VAR-in. Nëse arbitri kryesor nuk është i zoti të drejtoi ndeshjen më mirë, federata mos të delegojë arbitra të tillë. Unë i thash të mos e ndërpres ndeshjen vazhdimisht. I thash arbitrit na lërë të luajmë futboll. Më dha karton të verdhë dhe i thash faleminderit. Nëse nuk është i zoti mos të na sjellin arbitra të tillë. Kjo është për federatën”, ka thënë Daja pas ndeshjes.

Faleminderit federatës që na i ka lënë ndeshjet e mbetura javën e ardhshme, ndërsa Dinamo Zagrebit ia kanë shtyrë ndeshjet për t’i luajtur në sezonin pranveror. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Gjithë ky mllef nuk është për rezultatet. Jemi në diferencë pikësh me të tjerët, por kam frikë dëmtimin e lojtarëve pasi ndeshje pas ndeshje na mungojnë lojtarë.

Nuk ka logjikë që Ballkani të bëjë 33 javë në gjysmën e kampionatit e 22 në gjysmën e dytë. Për këtë lloj nderi që i kemi bërë futbollit të Kosovës, të mos shkatërrohen lojtarët me idenë hajt ta gjejmë Ballkanin në ditë të vështirë. Nuk do të na gjejnë kurrë në ditë të vështirë”, deklaroi Daja.