Në Suharekë, shumë qytetarë kanë ndezur qirinj në kujtim të Liridona Ademaj, e cila u vra më 29 nëntor në Prishtinë.
Ndezja e qirinjëve u bë në sheshin e qytetit në Suharekë për të nderuar Liridona Ademaj dhe për të kërkuar drejtësi për të.
I pranishum ishte edhe kryetari i Komunës, z.Bali Muharremaj, dhe disa nga drejtoret.
“Suhareka e ndjen peshën e dhimbjes ndaj secilit rast, kur dhuna e krimi ndodhë dhe shkaktohet në familje.
Rasti i vrasjes së Liridona Ademaj ishte i rëndë për të gjithë.
Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj.
Liridona Ademaj u privua nga jeta në moshë të re, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e saj është bashkëshorti Naim Murseli. I njëjti dyshohet se pagoi 30 mijë euro dorasin për vrasjen e Liridonës.
Lini një Përgjigje