Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, sot ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave të kaluara në Komunë, ku ka numruar të gjitha aktivitetet që janë të publikuara në rrjetet sociale dhe në web faqen zyrtare të Komunës.
Ndërkaq, për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka thënë se situata është e qetë dhe stabile.
Ai më pastaj ka shpreh falenderimin për të gjithë ata qytetarë ( rreth 76 mijë ) që ishin pjesmarrës në Karnevalin “Golden Eagle” dhe nuk kanë shkaktuar as incidentin më të vogël. Ndërsa sa i përket dy jave që kaluan, kapiteni Sylaj ka thënë se janë shqiptuar 382 tiketa për kundervatje dhe janë realizuar 24 urdhëresa.
Lini një Përgjigje