Në ditën e Flamurit u nderuan dëshmorët dhe të rënët që kanë dhënë jetën e tyre për liri, ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kryesuesi i Kuvendit komunal, Bexhet Kuçi, Albana Bytyqi, Enver Hoxha, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë, Dr.Ardian Shala si dhe përfaqësues nga FSK-ja dhe shoqata të dalura nga Lufta.
“Kryetari Muharremaj, thekësoje se: Dëshmorët do të nderohen gjithmonë, po ashtu dha edhe një mesazh që t’i nderojëm dhe kujtojëm gjithmonë dëshmorët dhe familjarët e tyre.
E kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë, Dr.Ardian Shala, në fjalën e tij, tha se: Festa e të gjithë shqiptarëve i bën bashkë në nderim të veprës heroike të Gjergj Kastriotit; në nderim të etërve themeltar të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë etnike; në nderim të ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.
Lavdi Heronjve e Dëshmorëve të çdo brezi e të çdo kohe që i falën kombit gjithçka patën.
Lini një Përgjigje