Për nderë të 13 Qershorit, Ditës së Çlirimit, të Komunës së Suharekës, sot janë nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre që ne të jetojmë të lirë. Pra u nderuan dëshmorët e lirisë.
Në këtë ditë të shënuar, delegacione të ndryshme kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve dhe te përmendorët e atyre që ranë për lirinë e vendit. Kryetari i komunës z. Bali Muharremaj, me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te:
Varrezat në Parkun e dëshmorëve në Suharekë, te shtatorja e Besim Ndrecës, te shtatorja e Fadil Vatës,te permendorja e Kenan Halimit, te lapidari i 500 martirëve të luftës, te shtatorja e ish kryetarit të Komunës Ukë Bytyçit dhe te përmendorja e gazetarëve gjerman në Duhël.
Aktivitetet për këtë ditë do të vazhdojnë tutje…
Lini një Përgjigje