Në Bukosh sot u nderuan 24 martirët, të cilët u vranë mizorisht nga forcat serbe

Në fshatin Bukosh, sot u përkujtuan martirët e luftës, të vrarë 24 vite më parë nga forcat paramilitare serbe.

Për t’i kujtuar këta martirë, sot në fshatin Bukosh ka qëndruar edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj dhe përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së si dhe familjarë të martirëve dhe qytetarë të shumtë të kësaj ane.

Kryetari Muharremaj në fjalën e tij tha: “Ne do t’a nderojmë gjithmonë sakrificen e tyre, duke respektuar dhe punuar me secilin që dha e punoi për vendin”

Dhimbja ende është e pranishme, edhe pas shumë vitesh, ne nuk duhet të harrojmë.

Lavdi e përjetshme.