Sot janë bërë 29 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Besim Ndrecaj. Në nderim të heroit të lindur në Maqitevë të Suharekës, familja e tij dhe Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, e kanë kujtuar Besimin; kundërshtarin e hershëm të sistemit jugosllav.
Familja e Nrecajt kanë vendosur kurora lulesh tek shtatorja e heroit në Sukarekë në kujtim atij që është mburrja dhe krenaria jo vetëm e gjashtë fëmijëve dhe bashkëshortes por e të gjithë atyre që sot jetojnë të lirë dhe kanë në memorje herozmit që tregoi Besimi deri në vdekjen e tij.
Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies. Homazhe dhe nderime sot kanë bërë edhe përfaqësues të subjekteve tjera politike dhe familjarët e Heroit si dhe pëfaqësues nga insttucione të ndryshme.
“Vepra heroike e Besim Ndreces u bë frymëzim për luftën çlirimtare të UÇK-së. Ka thënë kryetari Muharremaj duke shtuar se: “Ai mbetet gjithmonë i përjetshëm”
Lini një Përgjigje