Nazmi Gripshi është larg futbollisti më i mirë në Kosovë, derisa është padyshim më meritori që Ballkani fitoi titullin e tretë në histori të klubit.
Por golat spektakolar të tij, asistimet e mrekullueshme dhe veprimet fantastike me topin duket se nuk do t’i shohim më në elitën e futbollit kosovar.
Pas katër viteve qëndrim te Ballkani, koha është që Gripshi të bëj një hap para në karrierë, pasi Telegrafi mëson se kontrata me kampionin në fuqi të Kosovës i skadon pas një muaji, më saktësisht më 30 qershor.
Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit, kontrata e Gripshit me suharekasit skadon më 30 qershor, por ka një opsion rinovimi nëse palët merren vesh.
Ballkani mbetet skuadra favorite për kontratë të re, pasi ai ka kaluar katër vite te kampioni në fuqi dhe i jep përparësi për rinovimin.
Gjithsesi ylli nga Durrësi duket se ka plane të tjera, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.Telegrafi mëson nga burimet e saj se Gripshi ka oferta nga disa klube polake dhe rumune, por ka interesim edhe nga Superliga e Turqisë dhe dy javët e ardhshme janë vendimtare për ta mësuar të ardhmen e gjeniut durrsak.
Përveç Ballkanit që dëshiron ta mbajë në radhët e veta, interesim për top mesfushorin ofensivë kanë shfaqur edhe skuadrat tjera kosovare dhe ato nga Superiorja e Shqipërisë, por Gripshi fillimisht është me sy dhe vesh nga ofertat evropiane.Pas Edvin Kuc dhe Armend Thaqit, duket se Gripshi do të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga kampioni në fuqi i Kosovës.Ylli shqiptar këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje në Superligë ku ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. Gjithsesi ai ka edhe 19 ndeshje të tjera në garat si Liga e Konferencës, kualifikimet për Ligën e Kampionëve, Kupa dhe Superkupa e Kosovës ku ka edhe pesë gola të tjerë dhe tre asistime.
Një gjë është e sigurt, Gripshi pritet të largohet si lojtar i lirë nga Ballkani dhe është me fat ajo skuadër që fiton shërbimet e tij, një futbollist që ka bërë diferencën në futbollin kosovar që nga viti 2020 dhe ka fituar gjithë trofetë e mundshëm
Lini një Përgjigje