Në një postim në Facebook, Kryetari Muharremaj, është shprehur se: Opozita është këshilluesi im publik?!
“2024 e tutje… janë ditë, muaj e vite, ndaj të cilave do të mbetem i njejtë, me vullnet e përkushtim vetëm me PUNË.
Me qytetarin takohem nga ora 07:00 e deri në orët e vona, ku me secilin prej tyre, pa asnjë dallim e dëgjoj me vëmendje dhe bashkë e gjejmë zgjidhjen sipas rregullave.
Nuk udhëheq asnjëherë me urrejtje, e aq mëpak ta ofendoj dikend që ka një vërejtje ndaj meje. I mirëpres sygjerimet dhe propozimet nga secili. Opozita është këshilluesi im publik.
Do të kemi bashkë shumë punë e angazhime, që iu shërbejnë vetëm qytetarëve të Komunës së Suharekës.
Kërkesat ndaj meje e rrisin intenzitetin në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve që na takojnë të gjithëve si interes publik, andaj mos hezitoni ta diskutojmë secilën ide që i ndihmon qytetarëve.
Besoj se do të takohemi në terren apo edhe në zyret administrative, për t’i realizuar bashkë ato projekte që nesër do t’na bëjnë krenar.
Si gjithmonë, shihemi n’punë.
Me respekt Bali Muharremaj
Lini një Përgjigje