Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet në mes 7 dhe 11 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Temperatura më e ulët do të shënohet në qytetin e Dragashit me 0 gradë, ndërsa maksimalet e ditës pritet të shënohen në Istog, Prizren, Istog, Gjakovë e Kamenicë me 11 gradë Celsius.
Lini një Përgjigje