Me homazhe janë nderuar dëshmorët dhe përsonalitetet e ndryshme

Komuna e Suharekës, sot në Ditën e shpalljës së Pavarësisë së Kosovës – 17 Shkurt, ka nderuar dëshmorët dhe përsonalitetet e ndryshme që kanë kontribuar në lirinë e vendit.

Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj dhe delegacione të ndryshme, kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar fillimisht dëshmorët e Komunës të cilët kanë rënë për lirinë e vendit, e më pas edhe përsonalitetet e ndryshme që kanë dhënë kontribut të cmuar për lirinë dhe Pavarësinë e vendit.