Të nderuara biznese të komunës tonë, kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju njoftojmë se më 12.11.2024 ( e martë ) kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lumir Abdixhiku do të jetë në Suharekë në një takim me përfaqsuesit e bisneseve të komunës tonë.
Në këtë takim kryetari Abdixhiku do të shpalos pjesë nga programi “Rruga e Re” që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen që LDK do të ofrojë për bizneset.
Gjithashtu në këtë takim do të keni mundësin që të bashkëbisedoni e adresoni çështjet që ju i vlerësoni të rëndësishme dhe që duhet të përmbushen nga Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës.
Lini një Përgjigje