Lumir Abdixhiku, kandidat i LDK-së për kryeministër: Vizitë fabrikave prodhuese dhe biznesve në Suharek

Sot kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka vizituar disa biznese në Komunen e Suharekës, z. Lumir Abdixhiku u zotua se me programin “Rruga e Re” do tu garantojmë bizneseve uljen e taksave dhe shkurtimin e procedurave administrative për të gjitha aktivitetet biznesore e sidomos për ato eksportuese, duke krijuar kushte për rritjen e kapaciteteve prodhuese. 

“Rruga e Re”,  një program mirë i detajuar e i studjuar duke u bazuar në realitetin objektiv, është garantuesi i vetëm për forcimin e bizneseve, rritjen e numrit të  vendeve të punës, rritjes së eksportit dhe  zhvillimit ekonomik të vendit.

Dr.Ardian Shala kryetar i degës së LDK-së në Suharekë theksoje se  fabrika e lëngjeve BURIMI AG, tashmë një kompani e cila 40% të prodhimeve të saj i eksporton në vendet të BE- së, me një përvojë të gjatë dhe eksperiencë të madhe, me cilësi konkuruese në tregun evropian të me shumë se 40 llojeve të produkteve  në industrinë e lëngjeve, është një storje suksesi.

Po ashtu edhe Hazrolli Group SHPK, është një tjetër storje suksesi në komunën tonë. Prodhimet e fasadave strukturale dhe prodhimet e dyerve e dritareve të plastikës,  tash e sa vite kanë deportuar sukseshëm edhe në tregun Evropian,  madje me cilësi shumë konkuruese.

Po ashtu z.Shala, Falenderoje  z. Avni Gashit pronarit të fabrikës BURIMI, dhe z. Afrim Hazrollit pronarit të fabrikës Hazrolli Group SHPK i cili na mundësoi takimin në sallën e fabrikës së tij edhe me bizneset tjera të Komunës sonë.

Gjithashtu z.Shala, falenderojë z. Refki Zogaj kryetarin e Shoqatë së Biznesit përfaqësuesit e bizneseve që ishin pjesë e takimit.