LDK- dega në Suharekë, uron këngëtaren e madhe Shkurte Fejza, për titullin

Kuvendi i Komunës, në unanimitet të plotë ka nderuar të madhen Shkurte Fejza me titullin “Qytetare Nderi” të Suharekës.

Këtë vendim e mbështetën në plotni edhe të gjithë kuvendarët e grupit tonë në Kuvendin e Komunës.

Me këtë rast, Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë, uron këngëtaren e madhe e mbarëkombëtare znj. Shkurte Fejza për titullin duke i dëshiruar suksese e shëndet edhe në të ardhmen.