Me krenari ju njoftojmë se këtë javë kemi filluar trajnimin e Cisco IT Essentials, një program i fuqishëm tre-mujor që do t’u mundësojë pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi të rëndësishme në fushën e teknologjisë së informacionit.
Ky trajnim realizohet me mbështetjen e IREX dhe A.U.K – Training and Development Institute, të cilëve u jemi mirënjohës për kontributin e tyre në avancimin e arsimit dhe teknologjisë në vendin tonë.
Një falënderim i veçantë shkon për instruktorët tanë të përkushtuar: Prof. Salih Bytyçi, Prof. Ilir Morina dhe Prof. Armir Kuçi, të cilët me profesionalizmin e tyre po ndihmojnë në përgatitjen e gjeneratës së ardhshme të ekspertëve të IT-së.
Suksesi fillon këtu – me dije, përkushtim dhe pasion për teknologjinë.












Lini një Përgjigje