Kryetari Muharremaj priti kampionet e volejbollit të vajzave U21

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka pritur në një takim Klubin e Volejbollit për femra “Gjinoci”, kategoria U21.

Trajnerja e klubit “Gjinoci”, Rudina Berisha, këtë arritje ia dedikoi të gjitha vajzave të U21, të cilat treguan rezultate të jashtëzakonshme dhe përkushtim të madh gjatë lojës. Ajo gjithashtu falënderoi Komunën e Suharekës për ndihmën dhe mbështetjen që i jep klubit për të gjitha gjeneratat.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, vlerësoi lart Klubin e Volejbollit “Gjinoci”, duke theksuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në arritjet sportive të Suharekës. Ai siguroi se Komuna e Suharekës do të vazhdojë të përkrahë të gjitha klubet sportive në qytet, e në veçanti ato që sjellin suksese në garat kombëtare.