Kryetari Muharremaj nënshkruan me Caritas Kosova

Drejtori Ekzekutiv i Caritas Kosova, Alfred Pjetri, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, në kuadër të implementimit të projektit YourJob.

Komuna e Suharekës dhe Caritas Kosova, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi në kuadër të implementimit të projektit YourJob që ka për qëllim përgatitjen e të rinjëve për tregun e punës. Kryetari i Komunës Bali Muharremaj dhe Drejtori Ekzekutiv i Caritas Kosova, Alfred Pjetri, kanë nënshkruar këtë marrëveshje, përmes së cilës do të bëhet përgatitja e të rinjve të Komunës sonë për tregun e punës.