Kryetari Muharremaj, ka nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër të bashkëfinancimit me Hidroregjionin Jugor

Sot, Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi me Hidroregjionin Jugor në vlerë prej 420 mijë eurosh për rehabilitimin dhe hapjen e puseve në Komunën e Suharekës.

311, 807.55 euro, rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në Sllapuzhan;

27,680.00 euro, hapja e puseve në Sllapuzhan dhe Nishor;

81,531.70 euro, rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugët “Xhavit Sylaj”, “Idriz Seferi”, “Shaqir Tershana”, “Mejdi Xhaferi” dhe “Nebi Hodo Kuqi” – Suharekë.

Investimet për mirëqenien e qytetarëve vazhdojnë.