Kryetari i QBS-së z.Refki Zogaj, takon një delegacion nga LDK dega në Suharekë, flasin për zhvillimin ekonomik në Komunën e Suharekës

Sot kryetari i “Qendres së Biznesit”, z.Refki Zogaj, ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Suharekë, Dr.Ardian Shala dhe anëtar të tjerë.

Fillimisht z.Zogaj falënderoje kryetarin e LDK-së dega Suharekë Dr.Ardian Shala, për vizitën që ju bë “Qendrës së Biznesit” në Suharekë, po ashtu duke i njoftuar edhe me punën dhe angazhimin të cilen e bën “Qendra e Biznesit”.

“Ne si kryesi e “Qendrës së Biznesit”, kemi bë disa punë pozitive në aspektin e zhvillimit të bizneseve duke filluar nga Zona Industriale, duke investuar dhe duke e mirëmbajt Zonën Industriale në Shirokë, me vendosjen e shenjave drejtuese të Zonës Industriale në hyrje të zonës dhe në dalje të zonës, bizneseve ju kemi bë me të let, punën sa i përket shenjëzimit të zones, po ashtu ne kemi krijuar edhe hapësira gjelbëruese dhe mirëmbajtjen e tyre, po ashtu kemi intervenuar në kanalizime dhe në infrastrukturë që bizneset të kanë me të let punën e përditshme”

Ndërsa z.Shala theksojë se:

Ne jemi parti e qendrës së djathtë dhe në qendër e kemi zhvillimin ekonomik dhe bizneseve sepse në një shtet kapitalist pa një zhvillim të biznesit nuk mund të zhvillohet as shteti.

“Programi i LDK-së në përgjithësi e ka zhvillimin e bizneseve dhe vendit por tani është herët të flitet për to por unë si kryetar i degës kemi punuar ngushet me një grup ekspertesh të ekonomisë për të realizuar një sistem të mirë për të gjitha bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Suharekës, ju e përmendet Zonën Industriale e cila është një zonë model por nuk është e mjaftueshme karshi kërkesave të bizneseve për zona të tilla, në LDK, kemi planifikuar për disa zona te reja të biznesit dhe shpresojmë shumë që ne ti realizojmë këto duke pasur parasysh se këto zona jen te indetefikuara dhe të detajuar shumë mirë nga ekipi jonë.

Në fund z.Zogaj falënderoje delegacionin për vizitën duke ju uruar shëndet dhe suksese në aspiratat dhe projektet e tyre.