KPF ( Komitetit për Politikë dhe Financa) ka mbajtur sot takimin e tetë të rregullt për këtë vit me këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për këmbimin e pronës komunale me pronën private;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatgjatë tё pronës se paluajtshme tё Komunës;
4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatshkurtër tё pronës se paluajtshme tё Komunës;
5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme; dhe
6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-016-51839, tё datës 30.08.2024. Gjatë takimit u shtuan edhe 2 pika tjera të Rendit të ditës si: Shkresa nga MAPL-a dhe Inicimi i procedurës për këmbimin e pronës.
Pas diskutimeve që u bënë të gjitha pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës.
Lini një Përgjigje