KPF ( Komitetit për Politikë dhe Financa) nën kryesimin e Bexhet B.Kuçi, kryesues, ka mbajtur sot takimin e tretë të rregullt për këtë vit me këtë rend dite:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për përmbushjen dhe tejkalimin e planit buxhetor të te hyrave vetanake;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënën e pëlqimi për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatshkurtër tё pronës se paluajtshme tё Komunës;
5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për lirimin nga taksa për legalizim të ndërtimeve pa leje për grat dhe ndërtimet në bashkëpronësi të burrit dhe gruas;
6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban për Komunën e Suharekës për periudhën 2024-2034.
Pas diskutimeve që u bënë të gjitha pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës i cili do të mbahet me datën 28 mars 2024 me fillim në ora 13:00, në Sallën e Asamblesë.
Lini një Përgjigje