KPF ( Komitetit për Politikë dhe Financa) sot ka mbajtur takimin e radhës të dhjetin për këtë vit me këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës publike;
3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshimin e emërtimit të shkollave sipas emrave aktual në regjistrin e pronës;
4. Shqyrtimi i projekt- vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-16-4813, tё datës 27.06.2013 dhe
5. Shqyrtimi i projekt- vendimit për formimin e komisionit.
Pas diskutimeve që u bënë të gjitha pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës.
Lini një Përgjigje