Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, sot ka mbajtur konferencë për media pak ditë para ndrrimit të vitit, ku ka shpalos punët që ka kryer Komuna gjatë vitit 2023 nën udhëheqjën e tij.
Në mesin e shumë sukseseve të arritura, Muharremaj para mediave ka numruar disa nga ato si përurimin e tri sallave sportive: në Sallagrazhdë, Sopijë dhe Muhlan dhe disa projekte tjera nëpër fshatra në të mirë të qytetarëve tanë.
“Jemi në përfundim e sipër të dy Qendrave të Mjeksisë Familjare, ndërsa vitin e ardhshëm startojmë edhe me Qendrën e tretë”.
Pasi ka fol për punën e bërë më pas ka shtuar se vitin që po vie na presin edhe sfida të reja si: përfundimi i punimeve në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, pastaj përfundimi i ndërtimit të pjsesës së dytë të Sheshit të Qytetit, rruga me katër korsi në hyrje të qytetit nga ana e Reshtanit etj.
Gjatë konferencës u parashtruan edhe disa pyetje për planet në të ardhmën, për pëtkrahjen, investimet e reja në mjedise etj.
Kryetari Muharremaj në përfundim të Konferencës ka uruar qytetarët që të kenë një vit më të mirë se vitin 2023, te ketë më shumë vende të reja të punës, më shumë dashni dhe harmoni në mes vete dhe kur i kemi të gjitha këto do të jemi edhe më të suksesshëm.
Urime ndrrimin e vitit të gjithë qytetarëve dhe juve mediave.
Lini një Përgjigje