Komuna e Suharekës është përfituese e grantit 112 Kontenjera metalik 1.1m3

Në kuader të projektit Granti I Përformnacës për Mjedis të Pastër Komuna e Suharekës është përfituese e grantit 112 Kontenjera metalik 1.1m3.

Pranim- dorëzimi I tyre nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është bërë sot me rastin e shënimit të 5 qershorit “Dita Ndërkombëtare e Mjedisit”.

Të pranishëm në ceremoninë e pranim-dorëzimit ishin Enver Shabani drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Albulena Kokollari drejtoresh për Inspekcionit dhe Fisnik Tahiri zyrtar për Menagjimin e Mbeturinave.