Komitetit për Politikë dhe Financa, ka mbajtur takimin e radhës

KPF ( Komitetit për Politikë dhe Financa) ka mbajtur takimin e radhës të pestin për këtë vit ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës: me këtë rend dite:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Shqyrtimi i projekt-vendimit për inicimin e procedurave për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për “Zonën Qendër” në Suharekë; 3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për inicimin e procedurave për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm të “Hisarit” në Suharekë; 4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për këmbimin e pronës komunale me pronën private 5.Shqyrtimi i projekt-vendimit dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit tё hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës; 6.Shqyrtimi i projekt-vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit; 7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e propozimeve të komisionit për dhënien e shpërblimeve “Emblema e artë”, “Skënderbeu” dhe mirënjohjen “13 Qershori”; 8.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit për vitin 2023, të komisionit komunal të aksionarëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A dhe një pikë tjetër shtesë që kishte të bënte me subvencionimin e një familje që pësoi dëme nga zjarri. Pas diskutimeve që u bënë të gjitha pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës.