Komitetit për Politikë dhe Financa, ka mbajtur takimin e parë për këtë vit

Komitetit për Politikë dhe Financa, sot ka mbajtur takimin e parë për këtë vit me këtë rend dite:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2.Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-016-6358, tё datës 28.01.2022

3..Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatgjatë tё pronës se paluajtshme tё Komunës;

4.Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit tё hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;

5.Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurta të pronës së paluajtshme të Komunës;

6.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit me numër të protokollit 01-Nr-052-2910 të datës 14.01.2025 dhe Marrëveshjes;

7.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit financiar të ekzekutimit dhe administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës. Mirëpo, rendit të ditës iu shtuan edhe dy pika shtesë: Shuma e mjeteve të të hyrave vetanake prej 701.872,35 euro të bartët për shpenzim në vitin fiskal 2025 dhe pika tjetër rreth shfrytëzimit të hapsirave publike për reklama.

Pas diskutimeve që u bënë të gjitha pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës i cili do të mbahet me 30 janar 2025.