Anëtarët e KPF-së (Komiteti për Politikë dhe Financa) sot kanë mbajtur takimin e njëmbëdhjetë me radhë për këtë vit ku kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-Rregullores për taksa, tarifa dhe gjobat komunale në komunën e Suharekës;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatshkurtër tё pronës se paluajtshme tё Komunës;
4. Shqyrtimi i projekt- vendimit për miratimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës në Suharekë;
5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit vjetor të punës për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi;
6. Njoftim për kontratat për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës;
Pas diskutimeve që u bënë të gjitha pikat u miratuan për tē dal para antarëve të Kuvendit në takimin e radhës.
Lini një Përgjigje