Komiteti për Komunitete në Suharekë, ka mbajtur takimin e radhës

Anëtarët e KK-së (Komitetit për Komunitete), sot kanë mbajtur takimin e radhës ku kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për

zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё

shfrytëzim afatgjatë tё pronës se paluajtshme tё Komunës;

3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për këmbimin e pronës komunale

me pronën private;

4. Të ndryshme;

Për të gjitha pikat u diskutua dhe u dhanë sqarime, kurse më pas u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunale.