Komisioni për pranim dhe nominimin e propozimeve ka shqyrtuar kërkesat

Komisioni i emëruar nga Kuvendi komunal për pranim dhe nominim të propozimeve që vijnë nga qytetarët, institucionet, shoqatat, kryesitë e fshatrave…për dhënien e shpërblimeve “Emblema e Artë”, “Skënderbeu” dhe mirënjohjen “13 Qershori”, ka mbajtur sot takimin ku ka shqyrtuar të gjitha kërkesat që kanë arritur. Komisioni me vota ka përcaktuar listën e të nominuarëve e cila do të dal para anëtarëve të Kuvendit në seancën e radhës.

Ky takim është kryesuar nga z.Bexhet Kuqi, kryesues i Kuvendit Komunal.