KK-ja ka mbajtur takimin e 12 me radhë dhe të fundit për këtë vit

Anëtarët e KK-së (Komiteti për Komunitete) sot kanë mbajtur takimin e dymbëdhjetë me radhë dhe të fundit për këtë vit ku në rend të ditës kishin këto pika:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit vjetor të punës për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi;

3. Shqyrtimi i projekt- vendimit për miratimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës në Suharekë; dhe

4. Të ndryshme.

Pasi u diskutua dhe u dhanë edhe mendime e sqarime më pas u votuan unanimisht për të dal para anëtarëve të Kuvendit në mbledhjen e radhës e cila do të mbahet me 23 dhjetor 2024 me fillim në ora 10:00.