Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ka mbajtur takimin e radhës dhe të fundit për këtë vit

Anëtarët e KKSB-së ( Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në takimin e rregullt pune që u mbajt sot në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2 Vetëdijesimi për rrezikun e përdorimit tё mjeteve piroteknike;

3. Identifikimi i vendeve ku dyshohet se të rinjtë tonë përdorin substanca narkotike dhe 4. Përgatitja e planit të veprim për KKSB për vitin 2025;

Kryesuesi i takimit, z.Bali Muharremaj, kryetar i Komunës, pasi ka hapur takimin dhe ka njoftuar të pranishmit me rendin e ditës, më pastaj ka ftuar anëtarët e KKSB-së për të diskutuar lidhur me temat e parapara për këtë takim.

Në takim ishte edhe nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka e cila gjithashtu ka dhënë kontributin e saj rreth temave që janë diskutuar. Në takim u tha që ti kushtohet kujdes i veçantë gjatë festive.

U tha se mjetet piroteknike lejohen të shiten vetëm nga data 24.12.2024 deri me 03.01.2025 dhe ate te vendi i caktuar në hapsirën publike te Muzeumi i Qytetit.

Komandanti I stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj ka thënë se Piolicia ka hartuar Planin Operativ për festat e fundvitit, pastaj ka bërë të ditur se po bëhet Fushatë rreth pasojave që sjell përdorimi i narkotikëve, pr çka edhe po mbahen Ligjerata nëpër shkolla. Komandanti, gjithashtu ka bërë apel për kujdes të shtuar në trafik, pasi shumë shpejt do të rritet qarkullimi në trafik, normalisht edhe kësaj radhe ka kerkuar që të festohet me zemër e jo me armë.