Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.
Personat e dyshuar Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina, kërkohen për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhë me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar, na kontaktoni direkt në:
E-mail: info@kosovopolice.com
Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192
Lini një Përgjigje