IAAP “Skënder Luarasi” vazhdonë me avancimin e mësimdhënësve dhe ndryshimet e kerkuara të mësimit të shekullit 21

Në një njoftim në faqen zyrtare të IAAP “Skënder Luarasi”, drjetori i kësaj Shkolle Ing.Prof. Hamdi Bytyqi, ka njoftuar se po vazhdojmë me avancimin e mësimdhënësve dhe ndryshimet e kerkuara të mësimit të shekullit 21.

Keshtu, ne po marrim pjesë në tri projekte të ndryshme:

●Njohje e mësimit paraprak

●Zbatimi i Mësimi Dual

●Projekti KSV/801 – Standardi i Profesionit, planin mësimor dhe Kurrikulen për profilin e Teknikut të Inxhinierisë Elektrike, specializimi për ndërtesa inteligjente (Smart Building), Niveli 5 i KKK.

Si shkollë jem të përkushtuar të sjellim më të mirën për nxënësit tanë, duke qëndruar të informuar në zhvillimet e reja dhe të fundit të teknologjisë.