Institucioni për Arsim dhe Aftësim Profesional (IAAP) “Skënder Luarasi” shpall konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2024-2025.
Ftojmë të gjithë nxënësit e interesuar që të aplikojnë brenda afatit të caktuar.
Drejtimet dhe numri i nxënësve që do të pranohen në klasa:
• Teknik i Informatikës së Biznesit – 24 nxënës
• Teknik për Dizajnim të Mediave Interaktive – 24 nxënës
• Instalues Elektrik – 24 nxënës
• Instalues i Ngrohjes, Klimatizimit dhe Ujësjellësit – 24 nxënës
• Automekanik – 24 nxënës
• Mekatronikë – 24 nxënës
• Arkitekturë – 24 nxënës
• Rrobaqepësi – 24 nxënës
• Dizajn i Interierit – 24 nxënës
• Dizajn i Tekstilit dhe Veshjeve – 24 nxënës
Kushtet e Regjistrimit:
• Përfundimi i shkollimit të obligueshëm (SHFMU)
• Jo më të vjetër se 17 vjeç.
Dokumentet e Nevojshme:
• Dëftesë origjinale të klasës 6-9.
• Certifikata e lindjes.
Afati për Regjistrim:
• Afati për dorëzimin e dokumenteve është në datat: 10, 11 dhe 12 korrik 2024.
• Rezultatet shpallen në shkollë me datë: 13 korrik 2024.
Ne ju mirëpresim dhe ju urojmë suksese të gjithë aplikantëve, nxënësve tanë të ardhshëm!
Lini një Përgjigje