I shpallur në kërkim nga Policia, Faton Hajrizi shfaqet në Tik Tok: Gjendem jashtë Kosovës, s’kthehem në burg(Video)

Faton Hajrizi – njeriu që u arratis të shtunën për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës është shpallur në kërkim nga Policia. I burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe vepra tjera penale, Hajrizi iku nga Burgu i Smrekonicës në orët e mëngjesit të së shtunës me një plan të detajuar.

E i arratisuri Hajrizi, është deklaruar në publik, duke u shfaqur live në “Tik Tok”.

Ai ka treguar për ikjen e tij nga burgu, duke e përmendur si arsye trajtimin jo të ndaj tij – siç pretendon ai, teksa ka theksuar se ndodhet jashtë Kosovës dhe nuk kthehet në burg.