Në sheshin e qytetit të Suharekës u zhvilluan dy aktivitete të rëndësishme: “Marshi Sensibilizues mbi të Drejtat e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara” dhe “Ceremonia Inauguruese për Zonat e Mençura”.
Këto aktivitete shënuan rezultatet e bashkëpunimit të ngushtë në mes të grupeve të komunitetit dhe zyrtarëve të Komunës së Suharekës, të cilat derivojnë nga zotimet e përcaktuara në Agjendën e Kontratës Sociale për Suharekën, proces i cili u ndërtua mbi parimin e bashkëpunimit dhe angazhimit të ndërsjellë, për të adresuar nevojat dhe sfidat e komunitetit.
Gjithashtu, përmes suksesit të arritur, këto aktivitete do të shërbejnë si model dhe urë e bashkëpunimit ndërmjet grupeve të komunitetit dhe zyrtarëve të komunës, për të avancuar edhe më tej qeverisjen lokale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, theksoi se “Projekti i kontrates sociale do të vazhdoj edhe vitet e ardhshme. Buxhetimi me pjesëmarrje është një storie suksesi”
Përfaqësuesi nga HANDIKOS, gjithashtu, theksoi se “pas përfundimit të seminarit për prinderit e fëmijëve me nevoja të veqanta ne sot simbolitikisht shënuam marshin dhe jemi bashkë këtu me vullnet dhe deshirë për realizimin e projekteve të tjera”
Z. Shpejtim Ndrecaj, përfaqësues i grupeve të komunitetit për çështjet e Zonave të Mençura, theksoi se “ ideja jonë e grupit të qytetarëve për zonat e mençura ka gjetë përkrahje nga komuna dhe USAID dhe jam i gëzuar për këtë projekt i cili do të jetë në shërbim të rinis dhe të të gjithëve”
Këto projekte janë realizuar me mbështetje nga Aktiviteti i USAID Kontrata Sociale.
Lini një Përgjigje