Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave të kaluara në Komunë, ku ka numruar të gjitha aktivitetet që janë të publikuara në rrjetet sociale dhe në web faqen zyrtare të Komunës, përfshi këtu edhe vizitën e zv.ministrit të Infrastrukturës z.Hysen Durmishi si dhe Tubimet dhe Akademitë Përkujtimore që janë organizuar në shenjë nderimi të atyre që na sollën lirinë.
Ndërkaq, për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka thënë se ka qenë gjendje e qetë e sigurisë gjatë dy jave që kaluan. Ai më pastaj ka numëruar rastet që kanë ndodhur si dhe ka dhënë edhe numrin e tiketave që janë shqiptuar gjatë kësaj kohe si: gjatë dy jave si: 482 tiketa për kundervatje prej të cilave në gjykatë janë shqyrtuar 31 urdhëresa.
Lini një Përgjigje