Kompania prodhuese Frutex, e njohur për brendin Golden Eagle, ka reaguar ndaj rritjes së paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike nga KESCO për vitin 2025. Sipas llogaritjeve të kompanisë, fatura vjetore për energji do të rritet nga 421,000 euro sa ishte në vitin 2024, në rreth 1,370,000 euro – një rritje prej 225%, të cilën kompania e konsideron të papërballueshme për sektorin prodhues.
Për këtë arsye, Frutex ka publikuar një ftesë publike për të gjithë operatorët e licencuar për furnizim me energji elektrike që të paraqesin ofertat e tyre, në përputhje me rregulloren për funksionimin e tregut të hapur të energjisë.
Në njoftimin e bërë publik përmes faqes zyrtare në Facebook, kompania deklaron:
“Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që kompanitë e mëdha të kalojnë në tregun e hapur të energjisë, Frutex ka kontaktuar me KESCO për ofertën pas datës 1 qershor 2025. Çmimi i ofruar është 225% më i lartë se aktuali, gjë që për ne paraqet barrë të rëndë dhe të pajustifikueshme për industrinë.”
Frutex fton të gjithë operatorët e interesuar të dërgojnë ofertat e tyre ose të kontaktojnë për më shumë informacione në adresën elektronike:
Lini një Përgjigje