Sot drejtori i fabrikës Freesia by Golden Eagle Foundation, Endrit Rexhaj, vizitoi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe dhuroi produkte higjienike nga fabrika jonë.
Ky donacion do të ndihmojë sadopak Qendrën, stafin dhe pacientët, duke kontribuar në mbajtjen e një ambienti të pastër për të gjithë.
Freesia, e themeluar nga Fondacioni Golden Eagle, ka si synim fuqizimin dhe ofrimin e mundësive të punës për personat me aftësi të kufizuara.
Jemi krenarë që përmes kësaj iniciative të veçantë të mbështetur nga Fondacioni Golden Eagle, Freesia është njëra ndër fabrikat më unikë në rajone cila kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.
Lini një Përgjigje