Festa e Sulltan Nevruzit, Muharremaj: Le të sjellë kjo ditë e shenjtë dritë, dashuri dhe harmoni në shtëpitë tuaja

Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka uruar besimtarët bektashianë për Ditën e Sulltan Novruzit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Muharremaj shkruan:

Me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, ditëlindjes së Imam Aliut isha në vizitë në Teqen Rufai në Prizren.

Dhe nga aty urova të gjith besimtarët bektashianë të Komunës së Suharekës dhe të gjith besimtarët e Kosovës.

Me ç’rast e urova Sheh Adriun dhe të gjithë dervishët për këtë festë.

Me respekt

Bali Muharremaj