FC Suhareka marshon drejt Superligës, fiton edhe ndaj Dinamos

Klubi Futbollisitk FC Suhareka ka vazhduar ecurinë e fitoreve në Ligën e Parë në futboll.

Suhareka ka shënuar fitore ndaj FC Dinamo me rezultat 1:2. Golat i kan shenuar: Astrit Berisha dhe Mevlan Zeka.

E fitoren e ekipit të tij e ka përshëndetur edhe presidenti Rrustem Aliaj i cili ka thënë se:

“Me fitoren e sotme rrëmbejmë vendin e parë, aty ku e kemi vendin e ku na takon me super futbollistët e super skuadrën që po shkëlqejnë në gjdo aspekt. Me zemër të madhe e duke luftuar gjdo minutë e gjdo cep të fushës arrijtëm që nga disavantazhi 1:0 ta rikthejmë rezultatin me 1:2 padyshim meritat kryesore i takojnë futbollistëve dhe shtabit teknik që po na shpërblejnë me buzëqeshje fytyrat tona, nuk do ndalemi deri në arritjet e objektivit kryesor ku potenciali, vullneti e angazhimi nuk po mungojnë asnjëherë.

Falenderojmë vendasit për mikpritjen e lojën fer dhe korrekte e që padyshim ishte njëra ndër ndeshjet më të forta e shumë e luftuar nga të dyja taboret, i urojë suksese në vazhdim KF Dinamo ju priftë e mbara.

𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈ ! 💛🖤

Me respekt ,

Rrustem Aliaj , President i FC SUHAREKA.